“I investova në kriptomonedha”, thotë kosovari që ia mori 135 mijë euro pronares së hotelit në Tiranë

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Me preteksin se i kanë bllokuar llogaritë bankare në Zvicër, 30-vjecari nga Kosova, ka futur në ‘grackë’, pronaren e një hoteli në Tiranë, për t’i marrë më pas shumë të konsiderueshme parash, duke i premtuar se do ia kthejë të gjitha njëherësh.

Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar për Top Channel, dosjen hetimore të 30 vjecarit nga Kosova i vënën tashmë në pranga për mashtrim. Në dosje thuhet se Krasniqi ka qëndruar për një kohë të gjatë në hotelin e gruas nga Tirana, ata krijuan një lidhje të ngushtë miqësore, dhe gruaja thotë se e është përkujdesur për të edhe gjatë pandemisë, pasi u prek nga COVID-19.

“Në muajin gusht ky shtetas, i ka kërkuar kallëzues në formë borxhi një shumë prej 50 mijë euro me justifikimin se i kishin bllokuar llogaritë bankarë në Zvicër dhe është lutur që ta ndihmonte, shumë të cilën kallëzueja ia ka dhënë. Qerim Krasniqi i ka kërkuar sërish shuma të ndryshme monetare në vlerat 28 mijë euro, 20 mijë euro si edhe një shumë prej 6 mijë euro. Sipas kallëzueses shumë totale arrin në vlerën e 135 mijë euro. Kallëzuesja i ka kërkuar 30 vjecarit ti kthejë lekët, por ai i ka thënë se do ia kthente të gjithë shumën bashkë, pasi së shpejti do i hapej llogaria bankare” thuhet në dosjen hetimore.

Pronarja e hotelit thote se komunikimet kanë vijuar për një kohë të gjatë me 30-vjearin nga Kosova, ndërsa në dhjetor ai ka ndërprerë çdo lloj komunikimi.

30-vjecari nga Kosova u ndalua të premten e kaluar, ku është marrë në pyetje teksa tentonte të hynte në Shqipëri. Ai ka pohuar se i ka marrë një shumë prej 85 000-87000 euro gruas në fjalë dhe se këtë shumë e ka investuar në bursë (FOREX). Ai thotë se investimin e ka kryer te një shtetas nga Maqedonia e Veriut të cilin e njeh me emrin Rinor.

Në dëshminë e tij ai ka rrëfyer se i ka marrë edhe një shumë të konsiderueshme parash një mjekeje.

“Gjithasht është shprehur se i ka marrë një doktoreshe me emrin Imelda një shumë prej 500 eurosh pasi isha në kushte të vështira ekonomike dhe nuk ia kam kthyer këtë shumë monetare”, thuhet në dosjen hetimore./Top channel/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme