Bllokohet kënga e re e Era Istrefit

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 10:49 | Nga

Era Istrefi është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo u bë e famshme në saje të këngës “Bon Bon”, e cila i solli shumë suksese n ëarenën e huaj.

Së fundi, këngëtarja ka publikuar këngën më të re të titulluar “Origami”, e cila u pëlqye që në momentet e para të publikimit.

Por, disa orë pas publikimit, kënga është bllokuar nga ana e YouTubes për shkak të të drejtave të autorit.

Theksojmë se “Origami” vjen në gjuhën e huaj, në bashkëpunim me DJ Maphorisa ndërsa në ditët në vazhdim ishte planifikuar të sillet edhe videoja.

Mbetet për tu parë nëse Era do reagojë për këtë problem dhe do sjellë këngën për të gjithë ndjekësit e saj.

Ndryshe, Era do të publikojë edhe këngë të reja gjatë muajve në vijim para fansave të vetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme