Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar grumbullim të madh të ujit në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, duke detyruar Policinë të bllokojë njërën anë të rrugës.
Një shirit i qarkullimit është mbyllur te rrethi i lagjes Marigona, për shkak të rrezikut për automjetet.