Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përmes një komunikate ka njoftuar opinionin publik se në rrugën rajonale Prishtinë – Pejë, përkatësisht përgjatë Gllarevës së Klinës, është duke u punuar në sanimin e asfaltit.
Punimet e filluara të martën (23.04.2019) do të përfundojnë deri të hënën (29.04.2019). Prandaj kërkojmë mirëkuptim nga pjesëtarët e komunikacionit për pengesat në qarkullim.
Ky intervenim është pjesë e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve.