Punëtorët e kompanisë rajonale për ujitje “Drini i Bardhë”, të mërkurën, me një protestë që kanë mbajtur para objektit të kësaj kompanie në Pejë, kanë shprehur revoltën e tyre kundër bllokimit të xhirollogarisë së kompanisë nga ish-bordi, i cili me këtë veprim i ka lënë 30 punëtorë pa paga para festës së fundvitit.
Në emër të punëtorëve, shqetësimet i shprehu Ali Blakaj, menaxher i njësisë punuese të “Drinit të Bardhë” të Istogut në Gurakoc, shkruan sot Koha Ditore.
Blakaj tha se punëtorëve u është bërë e padrejtë nga ish-bordi i kompanisë, i cili, siç shtoi ai, me ndihmën e përmbaruesit privat ka bllokuar xhirollogarinë e kompanisë.
Punëtorët gjithashtu kërkuan nga Prokuroria që të merret me anëtarët e ish-bordit.