BMW nuk ka prodhuar shumë kopje të E39 M5 në ngjyrë të kuqe, e për këtë ky ekzemplarë tani kushton 150 mijë dollarë.
Ky E39 M5 nuk ka mbrojtës të shumtë nga të gjitha anët si shumë sedanë modern me performanca të larta, por ka linja të thjeshta vetëm sa për tu dalluar që është M5 nga Seria 5 standarde.
E prodhuar nga vitit 1998 e deri në 2003, E39 M5 ka një motor 4.9 litërsh V8 i cili prodhon 394 kuajfuqi, transmeton Koha.net.
Kjo veturë ka vetëm 14.846 kilometra rrugë të kalara.
Ky M5 super sportiv shitet për 150 mijë dollarë (134 mijë euro), që është rreth 50 mijë dollarë më shumë sesa M5 i ri.
Enthusiast Auto Group pohon se është shumë vështirë të gjesh E39 në ngjyrë të kuqe në gjendje kaq të përsosur siç është kjo.