Pas suksesit të Nëntorit ku regjistruan shitje rekorde, BMW Group (BMW dhe Mini) tani kanë shitur veturën e 500 mijtë elektrike plug-in, e cila doli të jetë BMW 330e.
Në këtë numër përfshihen 60 mijë vetura të shitura në Gjermani, ku BMW-ja është një nga markat që ka shitur më së shumti vetura plug-in që nga 2016-ta, transmeton Koha.net.
Synimi i ardhshëm i tyre është që të dyfishojnë rezultatin, e të shesin mbi 1 milion vetura plug-in elektrike para fundit të 2021-ës, që do të thotë shitjen e 500 mijë veturave të tjera në më pak se 2 vite.