BMW më në fund do të fillojë ta integrojë Android Auto në automobilat e vet nga korriku i vitit 2020, ndërsa kompania e njoftoi këtë gjatë javës së kaluar. Përveç kësaj, u theksua se do të bëhet fjalë për Android Auto pa tel, gjë që do ta bëjë BMW një nga prodhuesit e paktë të automobilave që ofrojnë opsionin për infotainment të Google për automobila në versionin pa tel, raporton The Verge.
Android Auto do të shfaqet në të gjitha automobilat BMW të pajisura me versionin 7.0 të softuerit (iDrive) të kompanisë “in-car” dhe harduerin e kompanisë “Live Cockpit Professional”. Kjo është në dispozicion në sedanët 2019/2020 3 Series, 5 Series, 7 Series dhe 8 Series, si dhe modelet më të reja SUV X3, X5 dhe X7.
BMW është një nga prodhuesit më të fundit të automobilave të cilët po e shtyjnë implementimin teknologjisë Android Auto, pasi që Toyota gjithashtu njoftoi më herët këtë vit se do ta shtojë funksionin në automobilat e veta nga viti 2020, shkruan KOHA Ditore. BMW ka vite që ofron CarPlay të Apple, por për këtë shërbim u është kërkuar pagesë shtesë pronarëve të automobilave (deri javën e kaluar kur ky vendim u ndryshua).
Zyrtari i BMW-së thekson se klientët dhe blerësit e kompanisë e kanë bërë të qartë se në të ardhmen do të donin ta kenin integrimin e Android Auto, që është një nga arsyet e paralajmërimit të BMW-së.