Qeveria e Koresë së Jugut ka marrë vendim që ta dënojë BMW me 10 milionë dollarë pas probleme me zjarr që ka pasur në motorët e veturave të këtij prodhuesi.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka thënë këtë të hënë se ky nuk ka qenë madje defekti i vetëm i në veturat e BMW, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Përveç dënimit rasti është dorëzuar edhe te prokurorët të cilët do të vendosin nëse është e domosdoshme që të ngrihet ndonjë aktakuzë.
Kriza e BMW në Korenë e Jugut ka shpërthyer gjatë verës që shkoi kur u raportua se motorët e veturave të prodhuara prej saj po shpërthejnë në flakë.
Prodhuesi gjerman ka thënë se problemet janë shfaqur për shkak të defekteve në sistemit e djegies për çka ka nisur rikontrollimin e të tjerave pasi që është konsideruar si rrezik.
172 mijë vetura në total thuhet se kanë pasur këto probleme, çka BMw është munduar ta fshehë.