Pas debutimit në Los Angeles Motor Show 2018, BMW ka publikuar fotografitë e para të SUV-it iNEXT, gjatë testimeve të dimrit, pavarësisht se modeli ka edhe disa vjet para daljes në treg.
BMW iNEXT do të nisë prodhimin më 2021. Emri përfundimtar i modelit akoma nuk dihet.
BMW ka thënë se testimet e dimrit janë bërë për të parë limitet e sistemit me katër rrota dhe efektet e tij në vozitjen gjatë dimrit, por edhe për të parë efikasitetin e motorit elektrik.
Modeli tashmë është spiunuar gjatë testimeve në version të kamufluar.