Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci ka kërkuar nga mediet që të largohet fotografia e viktimës së dhunës seksuale e cila sot u prezantua nga Flora Brovina, raporton Ekonomia Online.
“Kërkoj nga mediet që ta heqin foto sepse familjarët janë të shqetësuar. Janë tepër të shqetësuar dhe kanë kërkuar ta heqin. Zonja Brovina është komplet e padrejtë ajo që ke bërë. Thua se viktima është gjallë imagjino traumën që ka kalu ajo dhe familjarët që ta shohin atë fotografi. Nëse mu mu kish paraqit një foto prej ngjarje sikur ka ndodhë për mu kish me qenë traumë. Është e padrejtë dhe e padinjitetshme”, tha ajo.