Bogujevci: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë

Prishtinë | 09 Mar 2023 | 15:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, i ka reaguar ashpër deputetit të VV-së, Eman Rrahmanit, i cili tha se është kundër ligjit për riprodhim pasi sipas tij cenohet familja.

Deputetja e VV-së, Bogujevci, tha se ajo ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

“E mora fjalën vetëm për t’i sqaruar disa gjëra, pa dashur të futem në replika. Mendoj që është ligj tepër i rëndësishëm, e kemi diskutuar shumë herë në rrafshe të ndryshme, kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me derteminu për neve si gra qysh vendosim ta jetojmë ne jetën tonë, diçka që nuk parashihet me pjesën e burrave”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit.

Bogujevci tha se po e thotë publikisht se nuk e ka pasur mundësinë që të ketë një burrë ose të dashur dhe ka vendosur të e përdor metodën shkencore që të ketë fëmijë.

Ajo tha se ka dashur të mos e jetë e limituar në atë se çka mendon një shoqëri për një normë dhe për të ka qenë e rëndësishme të jetë nënë e jo që atë ta determinojë një burrë.

“Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfarëdo forme tjetër, kam dashtë të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limituar në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqëri mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktuar”.

“Përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca me ma mundësu atë të drejtë e jo me ma determinu një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për tu bërë nënë”, tha Bogujevci.

Të ngjashme