Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, i cili vjen nga Shqipëria, po vazhdon me deklaratat e tij nxitëse për militantët në Kosovë.
Së fundi Abazi ka bërë thirrje që qytetarët ta rrezikojnë shëndeti e tyre në këtë kohë të pandemisë dhe të dalin në protestën për Albin Kurtin.
Ai përmes një postimit ka shkruar se Hashim Thaçi me shokë po tenton grushtet në Kosovë, diçka e dëgjuar edhe më parë nga i njëjti.
Përveç qytetarëve të Kosovës, Abazi ju bënë thirrje edhe qytetarëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut poashtu edhe diasporës.
“Në protestë kundër grushtit të shtetit në Kosovë, që po tenton Hashim Thaçi me shokë, do ngriheshin jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe mërgata. Jam i bindur për këtë! Le të na arrestojë Edi Rama që e ka qepur gojën përball kësaj pandemie politik”, ka shkruar Abazi.