Boksierët kosovarë pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar “Perla e Adriatikut”

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Federata e Boksit e Kosovës njofton se përfaqësuesja e Kosovës U18 sot udhëtoi në Bar të Malit të Zi për turneun ndërkombëtar “Perla e Adriatikut”, që mbahet nga data 16 e deri më 22 të këtij muaji.

Bëhet e ditur se Kosova përfaqësohet me tre boksierë – Luar Aliu, Çlirim Berisha dhe Remzo Mustafiç, po ashtu edhe nga selektori Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

“Ne këtë turne marrin pjesë boksierët më të mirë të Evropës, dhe kjo është një sprovë para kampionatit botëror që do të mbahet në muajin prill në Kielce të Polonisë”, thuhet në njoftimin e federatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme