Kombëtarja e Kosovës në boks ka mësuar sot shortin para garave në Lojërat Mesdhetare Tarragona.
Në bazë të shortit të hedhur, boksierët tanë i nisin garat nesër (e martë).
Besfort Merlaku, në raundin e parë takohet me italianin, Raffaele di Serio, në kategorinë -56 kilogramë.
Violant Sylejmani u kualifikua pa luftë, ndërsa në çerekfinale takohet me francezin, Sofiane Ouminha, në kategorinë -60 kilogramë.
Patriot Behrami lufton me grekun, Alexandro Tsanikidis, në kategorinë deri -64 kg, ndërsa Dielli Vranoci do të përballet me Francesco Magri të Italisë, në kategorinë -69 kg.
Behrami, Vranoci dhe Merlaku, garojnë nesër nga ora 16:00, kurse Sylejmani të mërkurën.