Bolonga e gjen “shpëtimin” për sulmin te futbollisti i Atalantës

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Bolognas janë vënë në kërkim të një sulmuesi. Emri i fundit në listën e klubit kuqeblu është Musa Barrow, sulmuesi i cili nuk po gjen shumë hapësira në radhët e Atalantës. Futbollisti nga Gambia është përdorur shumë pak nga trajneri Gasperini, pavarësisht përkushtimit të skuadrës edhe në kupat e Europës.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë klubi nga Emilia, që do të përpiqet që ta afrojë 21-vjeçarin në formë huazimi gjatë merkatos së janarit. Megjithatë kalimi i Barrow te Bologna fillimisht do të varet nga rikuperimi i Duvan Zapatas, pasi Atalanta nuk dëshiron që të mbetet pa një alternativë në repartin e avancuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme