Brazilianët janë të tmerruar me mungesës e fokusit të qeverisë në pandeminë e Covid-19, që deri sot ka lënë më shumë se 21.000 të vdekur në këtë shtet.
Jair Bolsonaro shau 34 herë gjatë një takimi dyorësh të kabinetit, dhe disa shpresojnë që kjo do të sjellë përfundimin e mandatit të tij si president, raporton “The Guardian”.
Me publikimin e videos së takimit, administrata e Bolsonaros u pa si e djathë ekstreme nga shumica e kritikëve.
“Një shfaqje horrori” shkroi Marina Silva, rivalja presidenciale e Bolsonaros, pasi që kishte shikuar, si shumica e Brazilit, këto xhirime.
“I tërë Brazili tani ka parë se kush e udhëheq shtetin…kjo nuk mund të vazhdojë kështu”.
Ky video, që si temë kryesore pat hetimin i cili mund t’i japë fund mandatit të Bolsonaros, ku ai akuzohet se është përpjekur ta manipulojë policinë federale, është publikuar të premten, pas një vendimi të Gjykatës Supreme. Videoja është bërë gjatë mbledhjes së kabinetit në pallatin presidencial më 22 prill, ku u thanë shumë të shara dhe konspiracione.
Ajo që vlen më së shumti për t’u theksuar është edhe konfirmimi nga vetë Bolsonaro se ka kërkuar të mbrojë familjen e tij nga hetimet duke manipuluar policinë federale.
Vrazhdësia e Bolsonaros u publikua në faqet kryesore të mediave por shumica u tmerruan për shkak të mungesës së përqendrimit tek kriza e Covid-19, që ka lënë më shumë se 21.000 të vdekur në Brazil.
Një tjetër brengë ishte edhe shpërthimi autoritar i Ministrit të Edukimit të Bolsonaros, Abraham Ëeintraub i cili i quajti gjykatësit e Gjyqit Suprem “dështakë” të cilët duhet burgosur, transmeton KOHA.
Bolsonaro e lavdëroi vulgaritetin e tij dhe tha se ishte njeri i popullit. “A ka të shara? Po.” I tha ai reporterëve. “Më vjen keq, nëse nuk ju pëlqen votoni për dikë të mërzitshëm herën tjetër” ka shtuar ai.