Presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit Jair Bolsonaro ka zëvendësuar gjashtë ministra të kabinetit derisa popullariteti i tij po bie për shkak të trajtimit të tij ndaj gjendjes me pandemi.
Shërbimi Shëndetësor i Brazilit raportohet të jetë në prag të kolapsit derisa vendi po lufton me një valë të dytë vdekjeprurëse.
Ky ishte riorganizimi më i madh që kur Bolsonaro erdhi në pushtet dy vjet më parë.
Ai vazhdimisht ka kundërshtuar masat e karantinës, duke argumentuar se dëmtimi i ekonomisë do të kishte efekte më të këqija se virusi.
Më shumë se 30.000 njerëz në Brazil kanë vdekur nga COVID-19, me mbi 12 milionë raste të konfirmuara.
Të dy, ministri i Jashtëm dhe ai Mbrojtjes janë zëvendësuar.
Ministri i jashtëm besnik i presidentit, Ernesto Araujo, dha dorëheqjen pasi u kritikua shumë nga ligjvënësit gjatë fundjavës për dëmtimin e pozitës ndërkombëtare të Brazilit. Ata thanë se trajtimi i tij i dobët i marrëdhënieve me Kinën, Indinë dhe SHBA-në do të thotë se Brazili ka sasi të pamjaftueshme të vaksinës Covid-19.
Disa lajme të mira erdhën nga ministri i ri i Shëndetësisë Marcelo Queiroga, i cili tha se po shtynte përpara një shpërndarje më të hershme të furnizimeve të vaksinave Pfizer-BioNTech nga SHBA-ja