Bombardimet e NATO-s acaruan raportet miqësore ndërmjet Clintonit dhe Yeltsinit

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 08:11 | Nga

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, dhe homologu i tij rus, Boris Yeltsin, kishin raporte të mira miqësore gjatë viteve nëntëdhjetë, por krimet e Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë kishin shkaktuar mosbesim ndërmjet dy liderëve të fuqive të mëdha.

“Mund ta them miqësisht, Bill, se po zhvilloj biseda të vështira me Milosheviqin”, i deklaronte Yeltsini liderit amerikan, Clinton në verën e vitit 1998 kur forcat serbe kishin ashpërsuar ofensivat kundër popullsisë civile në Kosovë. “Duhet t’i kërkoj që të ndalë përdorimin e forcës joproporcionale, por gjëja më e rëndësishme është që të marrim pajtimin e tij për të marrë pjesë në negociata”, thuhet në një komunikim tjetër.

“Çfarëdo përdorimi i forcës nga NATO-ja është i papranueshëm”, vazhdon diskutimin Yeltsini. “Mendoj se këtu duhet të punojmë paralelisht: Unë do të merrem me ngritjen e presionit ndaj Beogradit, derisa ju u bëni presion liderëve të shqiptarëve kosovarë. Dhe, nëse dytë mbërrijmë qëllimet tona dhe përdorim të gjitha mundësitë e mundshme, atëherë do të jemi në gjendje të arrijmë të zgjidhim këto probleme, siç kemi bërë disa herë në të kaluarën”…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme