Një tjetër krim kundër njerëzimit është regjistruar në Jemen.
Aeroplanë bombardues në Arabinë Saudite shënjestruan një burg, duke vrarë më shumë se 100 njerëz.
Mjekë nga Kryqi i Kuq mbërritën në vendngjarje duke e konsideruar si më vdekjeprurësja në Jemen vitet e fundit.
Sulmi ndodhi në ambientet e burgut në jugperëndimin e vendit. Në objekt ndodheshin rreth 170 të arrestuar.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja për gjetjen e të mbijetuarve.