Sulm mbi paradën ushtarake në Jemen, 32 të vdekur

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi mbi paradën ushtarake në Aden të Jemenit.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të sigurisë dhe mjekësisë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm vdekjeprurës. Mirëpo kujtojmë se për disa sulme të mëhershme të kryera në qytetin Aden, përgjegjësinë e kishte marrë grupi  “Yemen’s Houthi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme