Bombë në oborrin e shtëpisë së gazetarit

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 11:26 | Nga

Në Bijelo Polje të Malit të Zi, mbrëmjen e së dielës ka shpërthyer një bombë në oborrin e shtëpisë së gazetarit të televizionit “Vijesti”, Sead Sadikoviç.

Lajmi bëhet i ditur nga Anadolu Agency, sipas të cilës nga shpërthimi nuk ka pasur viktima, pasi bomba ishte hedhur në vendin e parkimit të automjetit të gazetarit.

Policia bën të ditur se mjeti shpërthyes është hedhur para shtëpisë së Sadikoviçit. Në vendin e shpërthimit, nuk ka qenë i parkuar automjeti i gazetarit, por një automjet me targa të Beogradit, pronë e një agjencie automjetesh.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Malit të Zi (DPNCG), ka shprehur shqetësimin për shpërthimin në afërsi të shtëpisë së kolegut të tyre, njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues të organizatës.

DPNCG ka ripërsëritur kërkesën për proces gjyqësor të sulmuesve të gazetarëve, dhe zbardhjen e shpërthimeve të cilat kanë dëmtuar pronën e tyre

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme