Pas alarmit për bombë, kjo është gjendja në qendër të Shkupit

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Pas alarmit për bombë, kthehet lëvizja e qytetarëve në qendër të Shkupit. MPB-ja apelon qytetarët që të jenë të qetë dhe të mos përhapin panik, sepse sipas saj, çdo gjë është nën kontroll.

Sipas MPB-së bëhet fjalë për masa standarde të policisë, pas denoncimeve të këtilla.

Ministria e Punëve të Brendshme më herët informoi se veproi pas denoncimeve për sulm, pasi një person në orën 16 e 45 minuta është paraqitur në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë.

Ky njoftim i MPB-së erdhi pas bllokimit të disa rrugëve në afërsi të Teatrit, Prokurorisë dhe Ministrisë së Jashtme si dhe evakuimin e punëtorëve nga godinat përreth.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme