Bonucci: Juve favorit ndaj Lyonit, ju tregoj për finalet e humbura ndaj Barcës dhe Realit

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Leonardo Bonucci e pranoi se Juventusi është favoritë ndaj Olympique Lyon dhe ka shtuar se konkurrenca në Serie A do t’i rris ata në Evropë.

Bianconerët aktualisht janë duke u përgatitur për ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve këtë vit.

“Është e vërtetë që ne jemi favorit, por ndeshjet fitohen në fushë”. tha Bonucci për L’Equipe.

“Do të ishte e përshtatshme për ne të shënonim në Lyon para ndeshjes së kthimit, por do të duhet ta përgatisim ndeshjen me qartësi”.

Cristiano Ronaldo e Leo Bonucci . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

“Lyon ka shumë tifozë dhe shumë lojtarë të rinj që do të përpiqen të tregojnë vlerën e tyre”, ka thënë Bonucci për L’Equipe.

Bonucci është ndalur të flas edhe për dy humbjet në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në vitin 2015 dhe Real Madrid në vitin 2017.

juventus (Foto: Getty Images)

“Ne kemi keqardhje. Finalen kundër Barça menduam se e kishim fituar pas golit të Moratas, ndërsa kundër Realit, e nënvlerësuam kundërshtarin në pjesën e dytë”.

“Konkurrenca nga Lazio dhe Interi në kampionat do të na ndihmojë të mos heqim dorë edhe në Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Të ngjashme