Juventusi ka njoftuar se mbrojtësi Leonardo Bonucci ka nënshkruar kontratë të re që e mban atë te “Zonja e Vjetër” deri më 2024.
Ai e zgjati kontratën e tij për një tjetër sezon.
Qendërmbrojtësi ishte kthyer te Juve nga Milani në verën e vitit 2018.
32-vjeçari me kontratën e re do të jetë te kampioni italian deri kur të mbushë 37 vjet.