Bora izolon fshatrat dhe mbyll shkollat në Pukë

Pukë | 28 Shk 2018 | 12:24 | Nga

Në territorin e Bashkisë Pukë, trashësia e borës së rënë në disa zona ka arritur deri në 60 centimetra, ndërkohë që temperaturat janë në vlerat -5°C.

Në qytet, rrugët kryesore paraqesin vështirësi kalimi ndërsa po punohet me vetëm një mjet Prishtinëborëpastruese.

Energjia elektrike nuk ka pasur probleme dhe deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë emergjencë shëndetësore.

Mësimi është ndërprerë në gjithë Pukën deri në një njoftim të dytë, shkruan Top Channel.

Rrugët nacionale që lidhin Pukën me Fushë-Arrëzin e Shkodrën janë të kalueshme me zinxhirë. Në këto akse janë tre borëpastruese që po punojnë.

Zonat e thella si Iballa, Rrapia e Qelëza herë pas here bllokohen. Gjithashtu e disa fshatra të Njësive administrative Gjegjan, Luf e Qerret janë të bllokuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme