Bora s’e zë në befasi Komunën e Prishtinës, të kalueshme të gjitha rrugët

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 12:15 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të gjitha rrugët në kryeqytet janë të pastruara pas reshjeve të borës dhe qarkullimi i veturave po bëhet pa problem. Autoritetet komunale, ishin angazhuar që nga mbrëmja për largimin e borës e këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës Ilirik Musliu.

Ai u shpreh se për herë të parë, Komuna ka angazhuar të gjitha lotët që kanë në dispozicion dhe se po funksionojnë me të gjitha makineritë.

Ndonëse i quan jo normale reshjet në këtë kohë, Musliu tha se Komuna e Prishtinës ka qenë e gatshme që nga mbrëmë.

“Nuk është realisht normale, është pak e çuditshme pra kur kemi reshje bore, por sidoqoftë ne kemi pas disa informata prej Institutit Hidrometeorologjik, e kemi parë që mund të ketë reshje bore për këto ditë. Informatën e parë që e kemi marrë ka qenë për reshje shiu, andaj ne qysh në mbrëmje kemi dalë me bo pastrimin e ujëmbledhësve për të qenë gati që mos të ketë probleme me reshje të shiut, mirëpo sa ishim në terren e pamë që do të ballafaqohemi edhe me reshje borë, andaj me automatizëm i kemi angazhuar shtatë lotët që i kemi për mirëmbajtjen e rrugëve në kryeqytet, dhe kemi vendos që për herë të parë të gjitha makineritë të aktivizohen, për faktin që e kemi një problem me sigurinë, për arsye se qytetarët që e kanë bërë ndërrimin e gomave, andaj është një rrezik i shtuar”, tha ai.

Ai tregoi edhe vështirësitë që kanë hasur gjatë intervenimit për të larguar borën, për shkak se qytetarët i kanë parkuar veturat vend e pa vend.

“Realisht në disa zona e kanë këtë problem. Infrastruktura atje nuk ta mundëson që me çdo lloj makinerie me hy dhe intervenu. Andaj shumë shpejt kemi bërë një plan të veprimit për këto zona me kamioneta të formatit më të vogël, me qëllim që ata me pas qasje. Kjo ka bërë që të vonohemi në disa zona por që realisht edhe aty situata ka qenë e menaxhueshme, andaj nuk është e lehtë për shkak të infrastrukturës dhe disa rrugëve që nuk ta mundësojnë me çdo lloj të kamionit me intervenu për largim të borës, por sidoqoftë, kemi reaguar me kohë dhe situata ka qenë e manaxhueshme”.

Të ngjashme