Bordi ankohet se ka trashëguar shumë probleme – Bashota: RTK-ja të ketë ligj gjithëpërfshirës

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 12:24 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka shqyrtuar raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Sali Bashota tha se kanë trashëguar shumë probleme, por që synim kanë besimin e plotë të qytetarëve.

Madje ai thotë se RTK-ja duhet të ketë një ligj të mirë për të gjithë.

“Ky bord ka trashëguar shumë probleme. Qëndrueshmëria financiare, problemi i pronës, ka shumë probleme të cilat janë paraqitur me vite të tëra. RTK-ja të ketë një ligj që është i mirë për te gjithë”.

Deputeti i VV-së, Besim Muzaqi tha se ka pak emisione kulturore dhe edukative.

“Qytetarët me të drejtë presin të marrin program të mirë, më intereson një përqindje për programet e arsimit, kulturës e politikës?”.

Drejtori i RTK-së, Ngadhënjim Kastrati tha se janë duke punuar në drejtim të përmirësimit dhe shtrirjes së rrjetit.

Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri tha se transmetuesi publik nuk ka objekt dhe që vazhdon të ketë problem me financimin.

“Qe 17 vjet shkoj në RTK-ja dhe nuk ka objekt. A keni ju ndonjë vizion për këtë çështje? Tek financimi, ne kemi pasur problem gjithmonë për financim të RTK-së. Do doja të kishim raport me shkrim për pikat. Çka mendoni për objektin, ku mundet me qenë parcela, cila do të ishte më e përshtatshme? Puna e financimi dhe e treta lidhet me inovacionet”.

“Nëse e shohim që transmetuesin publik kroat shihet që ka inovacion, s’po them që nuk ka inovacion në skemën programore, p.sh është duke i trajtuar disa çështje të rëndësishme p.sh për kolegët tonë në Hagë. Mirëpo, unë po flas për me e ndreqë RTK-në, financimi dhe çështja e pronës”.

Deputeti i LDK-së Agim Veliu tha se në bazë të raportit qytetarët nuk kanë marrë pjesë në debatet për RTK-në.

“Në debat publik nuk kanë marrë pjesë. Edhe pse nuk ka pasur të interesuar. A kanë hulumtuar bordi dhe menaxhmenti se cilat janë arsyet që qytetarët nuk marrin pjesë në debatin për raportin e RTK-së”.

Deputeti i LVV-së, Nijazi Isaku ka përmendur deklaratën e ish-drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, i cili kishte dekalaruar pas fitore së Vetëvendosje se: “Ka fituar Rusia”.

Kurse Bashota tha se kjo është cështje personale dhe se nuk e ka pa këtë dekalaratë, raporton EO.

“Është çështje personale e individit. As nuk e kam parë këtë deklaratë. Nuk më ka interesuar. Mundem me shqyrtuar në bord. Është jashtë teme, nuk është në raport. Nuk merrem me këtë punë unë. Nesër nëse na kërkohet e shqyrtojmë”.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe drejtori Kastrati, i cili pati debat me anëtarët e VV-së.

Kryetarja Daorsa Kica ka kërkuar nga ai që ta ulë zërin, ose duhet ta lëshojë mbledhjen.

“E ka largu postimin, nuk e ka në Facebook”, tha më pas Kastrati.

Të ngjashme