Bordi Drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore aprovoi Raportin vjetor të punës

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Bordi Drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në takimin e tij të sotëm shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor të punës për vitin 2018.

Gjithashtu, Bordi ka diskutuar edhe për zhvillimin e Planit Strategjik Afatmesëm të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, me të cilin do të përcaktohen kahet e zhvillimit të mëtejmë të këtij institucioni, përgjegjës për zbatimin e skemës së sigurimeve shëndetësore publike në Republikën e Kosovës.

Pas diskutimeve në Bord, anëtarët e tij u pajtuan për zhvillimin e Planit Strategjik Afatmesëm të Fondit, në pajtim me legjislacionin në fuqi lidhur me zhvillimin e planeve strategjike, duke marrë në konsideratë që ky plan të ketë kohëzgjatja afatmesme.

Bordi Drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në takimin e sotëm ka diskutuar edhe pika të tjera që lidhen me përgjegjësitë e tij.



Të ngjashme