BQK-ja miraton Manualin e Mbikëqyrjes të Bazuar në Rrezik për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit

Prishtinë | 25 Mar 2024 | 15:01 | Nga Ekonomia Online


Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 22
mars 2024, ka miratuar Manualin e Mbikëqyrjes të Bazuar në Rrezik për Parandalimin e Pastrimit
të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit (PPP/LFT).

Qëllimi i këtij Manuali u tha se është ngritja e kapaciteteve mbikëqyrëse drejt qasjes së bazuar në
rrezik e cila mundëson identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve që lidhen me pastrimin e
parave dhe financimin e terrorizmit si dhe përshtatjen e strategjisë mbikëqyrëse në përputhje
me rrezikun e paraqitur.

“Me hartimin e këtij kuadri të mbikëqyrjes, qasja e bazuar në rrezik integrohet në të gjitha
elementet e konceptit të programit të mbikëqyrjes së institucioneve financiare për
pajtueshmërinë me parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit
njëkohësish na mundëson që të demonstrojmë që mbikëqyrja e pajtueshmërisë me PPP/LFT
realizohet duke u mbështetur në praktikat më të mira si dhe në pajtueshmëri me standardet
ndërkombëtare të FATF (Financial Action Task Force)”.

Ky Manual u bë e ditur se është përgatitur me asistencën teknike nga projekti i përbashkët i Bashkimit
Evropian dhe Këshillit të Evropës kundër krimit ekonomik (PECK III).

Të ngjashme