Humbja e dhimbshme në “El Clasico” kundër Real Madridit, ndoshta do këtë efekt të madh në titull dhe në të ardhmen e trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman.
Koeman që u punësua si trajner verën e kaluar, ka nisur të këtë probleme me bordin e Barcelonës, transmeton lajmi.net.
Sipas La Sexta, e ardhmja e Koeman nuk është e sigurt dhe gjithçka do të kuptohet pasi të përfundojë ky edicion.
Thuhet se bordi ka dyshime te tekniku holandez, andaj ka nisur të vëzhgojë trajnerët e tjerë që ndoshta do ta zëvendësojnë.
Mediat spanjolle raportojnë se mos marrëveshja mes bordit dhe Koeman është fajësimi i VAR-it pas humbjes në “El Clasico”