Bordi i KEK-ut i shkarkuar nga Hoti, e vlerëson të padrejtë vendimin

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Anëtarët e Bordit të KEK-ut, të shkarkuar të martën nga Qeveria Hoti, kanë reaguar ndaj këtij vendimi duke e cilësuar si jo të drejtë.

Në një reagim të tyre dërguar mediave, ata kanë vlerësuar se për gjatë periudhës së menaxhimit të tyre kanë arritur që në kthejnë rregull dhe qeverisje të mirë.

Sipas tyre kanë marrë disa vendime që janë në favor të kompanisë, si dhe kanë iniciuar të gjitha shkeljet e gjetura.

Reagimi i plotë i tyre:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dje, më datë 04/08/2020 kemi pranuar informatën se është bërë shkarkimi ynë nga Qeveria Hoti, më arsyetimin e se nuk e kemi përfillur rekomandimin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike e cila përfaqëson Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, për pezullimin e procedurave të rekrutimit të pozitave të larta në ndërmarrjet publike kinse deri në zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me Ambasadën Britanike për asistencë në përzgjedhje meritore të pozitave të larta dhe udhëheqëse në Ndërmarrje Publike.

Fillimisht, Ju lutem na lejoni t’ju informojmë që ne Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës e kemi marrë këtë detyrë nga Qeveria Kurti, më datë 23/04/2020. Pranimi i kësaj detyre ishte një obligim dhe përgjegjësi për ne duke e pasur parasysh rëndësinë e korporatës për vendin, si dhe situatën e krijuar në korporatë nga parregullsitë dhe shkeljet e adresuara nga kjo Qeveri, bazuar edhe në gjetjet e auditorit.

Për periudhën 103 ditëshe kemi pasur nderin të mbështesim dhe ndihmojmë punën e vyer të profesionistëve dhe punëtorëve/eve në dobi të KEK-ut. Kjo periudhë edhe pse jo e gjatë dhe aspak e lehtë, së bashku me menaxhmentin dhe punëtorët/et, ne ia dolëm që të marrim vendime që i kthejnë menaxhmentit në KEK integritetin dhe qeverisjen e mirë, si dhe transparencë dhe llogaridhënie. Por, krahas situatës së pandemisë nëpër të cilën po kalon vendi ynë, në përgjithësi, si dhe korporata KEK në veçanti, ne kemi mbajtur disa takime dhe kemi marrë një sërë vendimesh me rëndësi për korporatën:

➢ Të gjitha gjetjet dhe shkeljet e identifikuara janë adresuar tek organet kompetente;

➢ Kemi iniciuar auditim për departamente të korporatës për të identifikuar shkeljet dhe parregullsitë në të;

➢ Kemi vendosur për përpilimin e Strategjisë Zhvillimore të KEK-ut për periudhën 2020-2025, e cila i

mungonte Korporatës, në konsistencë me planin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik.

Gjithashtu, kemi propozuar krijimin e Grupit punues përkatës;

➢ Kemi siguruar mbështetje për Planin e shkurtimit të shpenzimeve;

➢ Kemi inicuar kërkesë për studim të fizibilitetit për Termocentralin Kosova A dhe kemi aprovuar buxhetin per

studim të fizibilitetit;

➢ Me qëllim të inventarizimit të pronës, është udhëzuar trajtimi i çështjeve pronësore përmes një Task Force

të Brendshme;

➢ Kemi siguruar mbështetje për opsionin e inxhinierëve dhe të ekspertëve të KEK-ut për përcaktimin e Fushës

VERI N1 (Sibovci Jug-Perëndimor) si orientim strategjik i korporatës për prodhimin e qymyrit, dhe në këtë

kontekst është kërkuar shqyrtimi i arsyeshmërisë së vendimeve dhe punëve (kontratave) të kryera në zonën

JUG (S.1.2);

➢ Për të sforcuar kapacitetet profesionale, kemi vendosur për fillimin e një programi të trajnimit – Intership dhe

praktikë për të rinjtë dhe të rejat e Komunës së Obiliqit dhe Fushë Kosovës në qendrën trajnuese të KEK-ut

si dhe në divizionet e prodhimit të KEK-ut;

➢ Është iniciuar propozimi për krijimi i një fondi të bursave për të rejat dhe të rinjtë nga Republika e Kosovës

që studjojnë në degët deficitare dhe strategjike për KEK-un;

➢ Është bërë kërkesë për adresimin e çështjeve të përgjegjësisë sociale në KEK për raport me komunitetin në

komunën e Obiliqit dhe atë të Fushë Kosovës;

➢ Udhëzim për pajisje të korporatës me Leje Mjedisore konform Ligjit të Kosovës si dhe aplikimi e zbatimi i

këtyre standardeve të ndikimeve mjedisore;

➢ Janë inicuar veprime për përmirësimin e kornizës ligjore ekzistuese dhe krijimit të asaj të re në fusha të

ndryshme, si: ajo e auditimit, kontrolleve të brendshme, punës së Bordit, etj.

Ne si Bord i përkohshëm i KEK-ut, gjithashtu kemi bërë shkarkimin e zyrtarëve të lartë të cilët kanë qenë të involvuar

në parregullsitë dhe gjetjet e aksionarit, si dhe kemi emëruar ushtrues detyre për këto pozita. Për pozitën e

Kryeshefit Ekzekutiv e kemi hapur konkursin publik, duke respektuar në përpikshmëri rregullat dhe ligjet e

aplikueshme, dhe të gjithë procesin e kemi zhvilluar në nivel të lartë transparence. Shih për këtë, ne kemi takuar

partnerët monitorues, përfaqësues të BIRN si dhe përfaqësues të zyrës Britanike, por për shkak të situatës së krijuar

me COVID-19 në korporatë dhe duke qenë se e kemi prioritizuar shëndetin e punëtorëve/eve ne e kemi shtyer fillimin

e këtij procesi. Bazuar në këtë, konstatimet e Qeverisë Hoti të cilat janë marrë për arsyetim nuk janë fare të

qëndrueshme. Në referimin e devijuar të Ligjit për Ndërmarrje Publike ka qenë e vetmja mundësi për të formuluar një

paragraf për shkarkim – “pa arsyetim”. Gjithashtu, ju lutem na lejoni tju rikujtojmë që këto pozita të larta në periudhat

e mëparshme janë përzgjedhur me prezencë të monitoruesve, por vendimet e tyre kanë qenë në dëm të korporatës

dhe shkeljet e parregullsitë kanë qenë të njëpasnjëshme.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ju lutem na lejoni që krejt në fund, tju shprehim konsideratën tonë që

përgjatë kësaj periudhe ne si Bord i Përkohshëm i KEK-ut bashkë me Menaxhmentin i kemi dhënë një kahje ndryshe

qeverisjes së Korporatës, me qasje profesionalizmi dhe lutemi e besojmë që do të duhej të ndiqet edhe nga pasuesit tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme