Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar Raportin e Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Postën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Leonard Shabanaj, kryesues i Bordit të Postës së Kosovës është ankuar para deputetëve për kushtet e punës.
Madje sipas tij, humbjet të kompani janë evidentet duke mbërri në miliona euro.
“Që në takimet e para me menaxhmentin jam përballur me pakënaqësi në të gjithë sektorët. Teknologjia është e vjetër”.
“Sportelet nuk përkojnë me kërkesat e klientëve. Diskriminimi i stafit ka arritur në pikën më të lartë që po ndikon më demotivim. Humbje milionëshe vjetore nga viti në vit janë evidente. E kemi marrë me shqetësim punën tonë”.
“Menaxhmenti na ka njoftuar se nga 25 rekomandimet të Auditorit vetëm 11 janë zbatuar. Jemi një bord që kemi filluar punën afër 1 muaj e gjysmë”.
Deputetja e VV-së Arta Bajralija, tha se se sa punonjës ka në ndërmarrje dhe sa përgatitje profesionale kanë ata, raporton EO.
“Keqmenaxhim me asete në këtë ndërmarrje. Auditori ka dhënë opinion të kundërt ku pasqyrat financiarë nuk paraqesin pasqyrë të drejtë”.
“Transaksionet nuk janë bërë në mënyrë të rregullt. Keqpërdorimet janë edhe materiale. Shpërfaqin në mënyrë direket dështimet e ndërmarrjes. Mbivlerësim të të ardhurave. Kjo ndërmarrje u bë barrë për buxhetin e shtetit”.
U.d i kryeshefit të Postës, Xhevdet Smaqiki, tha se kanë marrë masa për të zbatuar rekomandimet e Auditorit.
“Bordi e menaxhmenti kanë marrë masa për të zbatuar rekomandimet e ZKA-së. 11 rekomandime janë zbatuar dhe tjerat janë në proces. Çështjet pronësore jo vetëm te ne, por në Kosovë janë delikate”.
Kryesuesi i Komisionit Bedri Hamza ka thënë se humbja e vazhdueshme është e padurueshme.
“Më bëri të shqetësohem numri i lartë i rekomandimeve. Asnjë ndërmarrje publike nuk mundet me qëndruar kur 90 për qind të hyrave i shpenzon në paga. Opinioni i Auditimit është i kundërt që paraqet pasqyrë të financave të pavërtetë”.
“Për neve s’ka rëndësi Bordi por proceduarat, veprimet dhe vendimet me u merr në bazë të procedurave. Qe sa vite këto ndërmarrje operojnë në gjendje të keqe. Ju lus që sa më shpejt të plotësohen pozita e drejtorit se me ushtrues detyre është e pamundur me u ndryshuar gjendja në Postë as me borde të përkohshme”, u shpreh Hamza.
Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri ka thënë se gjendja është edhe më keq se sa është paraqitur në Raportin e Auditimit, raporton EO.
“Posta ka fatin e keq që po degradohet e s’po hyn në funksion. Nga ndarje e Telekomit nga Posta gjendja në Postë është shumë e keqe”.