Ende pa e pranuar zyrtarisht detyrën, Bordi i Telekomit i emëruar sot nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka caktuar mbledhje për nesër, për të shqyrtuar pozitat e zyrtarëve të lartë në këtë ndërmarrje, shkruan Gazeta Metro.
Në bazë të dokumentit të siguruar nga Gazeta Metro, shihet se Bordi i ri ka thirrur mbledhje për nesër, në ora 14:00.
Kujtojmë se sot përmes një vendimit të Qeverisë në largim, u shkarkuan dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore në ‘Telekomi i Kosovës’, Luljeta Elezaj dhe Teki Shala.
Këta sipas vendimit të Kurtit, u zëvendësuan me Lule Ahmedi dhe Hekuran Nikçi.
Siç edhe shihet në dokumentin e siguruar nga Metro, arsyeja e shkarkimit të personave që vet Kurti i ka emëruar, ka të bëjë me shkarkimet e mëtejshme.