Bordi i Telekomit lut ministren Hajdari të mos e shkarkojë

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Drejtorëve të Telekomit i është lutur Ministrisë së Zhvillimit Ekomomik që të mos i shkarkojë ata, por ta rishikojë qasjen dhe të krijojë komunikim normal institucional e pa paragjykime, pasi, sipas tyre, ndërmarrja ndodhet në një udhëkryq.

Në një letër drejtuar ministres Rozeta Hajdari, Bordi ka shprehur indinjatën për, siç u tha, vendimin e shkarkimit të tyre, e të cilin ata thonë ta kenë kuptuar përmes rrjedhjes së informacioneve në publik. Ata kanë thënë se në vazhdimësi kanë kërkuar vëmendjen e Ministrisë, për disa takime të përbashkëta. E synim i diskutimit thuhet të kenë qenë dërgimi para i proceseve si rasti i arbitrazhit me Dardafon.net-in, siguria nacionale dhe mirëmbajtja e rrjetit aktual të Telekomit si dhe kapitalizmi e financimi i projekteve esenciale për Telekomin. Madje, sipas tyre, fakti që ajo ka vendosur t’i shkarkojë ata pa pasur një raport objektiv të vlerësimit dhe pa pasqyruar përgjegjësit individualë tregon mungesën e profesionalizimit dhe qëllimin denigrues e politik të vendimit, shkruan Koha.net

Mbrëmë për vendimin e ministres Hajdari për shkarkimin e bordit, i cili është bazuar në performansën e dobët, keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme