Bordi i ZRRE-së cakton KEK-un si furnizues fundor për gjashtë muaj

Prishtinë | 12 Qer 2025 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë caktoi KEK-un si furnizues të mundësisë së fundit për periudhë 6-mujore, nga 31 gushti 2025 deri më 31 janar 2026.

Paraprakisht, KEK-u ishte caktuar si furnizues fundor për dy muaj.

“Sa i përket gjenerimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, Bordi i ZRRE-së ka lëshuar autorizimin për shoqërinë ‘SVB’ sh.p.k si dhe ka aprovuar kërkesat e ‘Vita Energy’ sh.p.k dhe ‘VBS’ sh.p.k për shtyrje të autorizimit. Po ashtu, janë aprovuar kërkesat e ‘Infinit Power Solutions’ sh.p.k, nr. i licencës ZRRE/Li_94/23 dhe ZRRE/Li_95/23 si dhe Air Energy sh.p.k, nr. i licencës ZRRE/Li_62/19, për ndryshim në kontroll të të licencuarit”.

Në këtë seancë janë shqyrtuar dhe aprovuar kërkesat e 13 subjekteve juridike, ku përfshihet edhe një kërkesë për modifikim, dhe 14 personave fizikë për marrje të autorizimit për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 1211 kË”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme