Borell: Normalizimi i marrëdhënieve, vendimtar për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Prishtinë | 19 Shk 2023 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin është vendimtar për rrugën evropiane të Prishtinës.

Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, pas bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Borell tha ka diskutuar me Kurtin për propozimin evropian dhe theksoi se do të jetë në Bruskel kur Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të takohen më 27 shkurt.

    “Unë u takova me Kurtin në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të diskutuar nevojën për të avancuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili është kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Do të takohemi në Bruksel për një dialog të nivelit të lartë në 27 shkurt, shkroi Borrell në Twitter pas takimit me Kurtin.

    Fjalë Kryesore:

    Të ngjashme