Boris Johnson jep ‘dritën jeshile’ për rinisjen e Premierligës angleze

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka dhënë ‘dritën jeshile’ që Premierliga angleze ta rikthejë edicionin prej 1 qershorit.

Futbolli në Britaninë e Madhe është pezulluar pas përhapjes së koronavirusit, e cila ka marrë jetën e më shumë se 30 mijë personave.

Klubet e Premierligës angleze janë pajtuar që ta vazhdojnë edicionin mbrapa dyerve të mbyllura, madje edhe në stadiume neutrale.

Këtë e ka bërë me dije kryeministri britanik Boris Johnson, i cili tha se sporti mund të rikthehet nga muaji i ardhshëm me masat e duhura.

Përveç sportit, Johnson bëri me dije se do të hapen hap pas hapi edhe shkollat si dhe transporti publik.

Të ngjashme