Boris Johnson merr frenat në dorë të hënën, kthehet në krye të qeverisë

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Borsi Johnson, pas përballimit të korona virusit të ri do të kthehet në krye të kabinetit këtë të hëne, në mes të pakënaqësive me rregullat e izolimit në Britani.

Pas një muaji mbylljeje në Britani dhe humbje durimi e zhgënjimi me masat e rrepta të izolimit nga britanikët me to do të përballet kryeministri Johnson nga e hëna sipas gazetës britanike The Telegraph.

Boris Johnson po planifikon të kthehet në kabinetin e tij në rrugën Downing të hënën, në një kohë kritike derisa ministrat po varen që ai do të jetë një shtysë e re për planin pas pandemisë.

Ministra të lartë të kabinetit janë të brengosur se izolimi i zgjatur do të ketë pasojë shkatërrimin e mijëra kompanive dhe do të shkaktoj dëm të riparueshëm ekonomisë.

Ka shenja të qarta në Britani të pakënaqësisë së shtuar të publikut britanik me izolimin, me shumë kompani që kanë nisur rihapjen dhe shfrytëzueshmëri të veturave në ngritje.

Të ngjashme