Ish-presidenti serb dhe lideri i Partisë Social Demokratike, Boris Tadiq, ka deklaruar se kurrë nuk ka qenë në favor të ndarjes së Kosovës, por se ai e pranoi një zgjidhje në bazë të entiteve.
Ai ka vlerësuar se duhet bërë rishikimi i marrëveshjes së Brukselit, ani pse e konsideron atë si “jashtëzakonisht të rrezikshme”.
“Unë mendoj se duhet të hyhet rishikimin e marrëveshjes së Brukselit dhe se ky është një moment shumë i rëndësishëm, por tani është një situatë shumë e rrezikshme, sepse çdo marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar është shumë e vështirë për t’u rishikuar pa pasoja të caktuara për ata që e dëshirojnë atë,” tha ai për Radio Televizionin e Vojvodinës.
Ai tha se sot pozicioni serb në kuptimin ndërkombëtar nuk është më mirë se sa ishte, sepse sipas tij mbështetësit e Serbisë në çështjen e Kosovës – “Kina dhe Rusia kanë pozicione të ndryshme”.
Tadiq theksoi se kurrë nuk ka qenë për konflikt të ngrirë, por se ai donte një kompromis dhe zgjidhje të drejtë që do të jetë me interesat e palës shqiptare.
“Doja një zgjidhje. Unë nuk jam për pavarësinë e Kosovës. Plani im nënkuptonte që Serbia të mbajë sovranitetin mbi Kosovën dhe Metohinë, dhe se nuk ka vend për Kosovën dhe Metohinë në Kombet e Bashkuara. Ky është pozicioni im sot, por edhe për të gjetur një zgjidhje për interesin e palës shqiptare”, tha ai.