Tadiq: Dialogu nuk ka kuptim, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 11:42 | Nga

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel tani është shumë vonë për t’i zgjidhur disa çështje të cilat më herët kanë pasur mundësi të zgjidhen, sa i përket Kosovës së pavarur

Tadiq në një intervistë për Blicin serb ka akuzuar Aleksandar Vuçiq dhe paraardhësin e tij në postin e presidentit serb, Tomislav Nikoliq se i kanë mashtruar qytetarët në fushatën e vitit 2012 duke premtuar se të gjitha marrëveshjet e arritura më herët do të zhvlerësohen.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit kanë pamundësuar të luftojmë edhe për atë deri më atëherë ishte e mundur të fitohet, ndërkaq tanimë jemi para aktit të kryer dhe çdo marrëveshje për çështje të tilla shërben drejt ndarjes së përgjegjësve dhe mjegullim para syve të publikut për të thëne se bëjmë dialog”, theksoi ish presidenti serb.

Sipas tij, dialogu mbi ato çështje kishte kuptim vetëm para nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit.

“Kjo qeveri lejoi të instalojë sistemin ligjor në gjithë territorin e Kosovë së pavarur, duke përfshirë edhe veriun”, ka shtuar Tadiq,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme