Borovci: Kemi identifikuar të dyshuarit, por s’ka të arrestuar për vrasjen e 27-vjeçarit

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 14:12 | Nga Norë Kelmendi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ende nuk është arrestuar askush si i dyshuar në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi për informim në Policinë e Kosovës, Agron Borovci.

“Aktualisht jemi në fazën preliminare të hetimit të rrethanave të këtij rasti dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë këtë rast, përfshirë edhe intervistimin e cilit do person që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast”, tha Borovci.

Por Borovci saktësoi se Policia ka identifikuar personat e dyshuar  dhe po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tyre. po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të

Sipas informacioneve, personi i vrarë është një 27-vjeçar me inicialet A.J.

Disa medie kanë raportuar se të dyshuar janë miqtë, pra familjarë të gruas, të viktimës.

Policia dhe ekipi i forenzikës, pas ekzaminimit kanë larguar nga vendi i ngjarjes një makinë të tipit “Opel”, me të cilën po udhëtonte viktima, sikur shihet dhe në fotot e Ekonomia Online.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/siguri/vritet-nje-27-vjecar-ne-prishtine/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme