Vrasja e 18 vjeçares, gjykata merr vendim për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmanit në Ferizaj.

Dy të dyshuarve u është vazhduar masa e paraburgimit deri në muajin maj, raporton Sinjali.

Sipas Prokurorisë në Ferizaj, ekziston dyshimi i bazuar, se më 22 gusht 2021, i pandehuri Dardan Krivaqa, në banesën e tij me dashje e në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë më parë kishte ushtruar dhunë psikike e dhunë fizike, derisa e ndjera kishte ndërruar jetë. Ndër të tjera aty theksohet se gjatë gjithë kohës i pranishëm ishte edhe Arbër Sejdiu, sepse i njëjti edhe kishte ushtruar dhunë fizike e psikike mbi të ndjerën.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme