Përfaqësuesi i lartë për politika të jashtme i BE-së, Joseph Borrell ka lëshuar një deklaratë pas takimit që ka pasur me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.
Borrell në këtë deklaratë ka nënvizuar kushtet që duhet të plotësojë Serbia nëse mendon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, shkruan lajmi.net.
Ndër të tjera ai ka thënë se normalizimi i raporteve me Kosovën si dhe pranimi i gjenocidit janë ndër kushtet fundamentale për anëtarësim në Union.
”Përparimi në fushën e sundimit të ligjit e të drejtat fondamentale dhe normalizimi i raporteve me Kosovën do ta përcaktojnë rrugën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Dua të sqaroj edhe një gjë, në Evropë s’ka vend për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e krimeve e kriminelëve të luftës”, ka thënë Borrell. /Lajmi.net/