Pas rreth 12 orësh diskutime në tavolinën e negociatave në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësueseve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar për media pas përfundimit të takimit, ku ka bërë të ditur se ishte një ditë e gjatë.
“Qëllimi ishte që Kosova dhe Serbia të pajtohen se si ta zbatojnë marrëveshjen në takimim e fundit në Bruksel. Marrëveshja është arritur. Sot ishte se si të zbaothet. Të pajtohemi se sit ë zbatohet. Na duhet hapa konkrete praktike në atë se cfarë duhet të bëjmë, se si dhe kush, sepse shpoesh thuhet se djalli fshihet në detaje andaj na është dashur një agjendë deh kemi biseduar 12 orë për këtë. Pas 12 orësh kemi një marrëveshje se si t’ia bëjmë. E them që Kosova dhe Serbia janë pajtuar në planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur.palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes në mirëbesim. Ishin negociata të vështira”, ka thënë Borrell.
“Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, ka thënë Borrell.
Fjala e plotë e Josep Borrell:
Objektivi i sotëm ishte për Kosovën dhe Serbinë të pajtohen se si të zbatojnë marrëveshjen e pranuar më 27 shkurt në Bruksel. Marrëveshja u arrit në fund të shkurtit, por sot çështja ishte të pajtohemi se si të zbatohet ajo. Kjo do të thotë, hapat praktikë mbi atë se çfarë duhet të bëhet, kur të bëhet, nga kush dhe si. Shpesh thuhet që djalli është në detaje, epo nganjëherë djalli është në kalendar. Në afatet, kohën. Për 12 orë këtë e kemi biseduar. Jam i lumtur të njoftoj se më në fund pas 12 orëve kemi një ujdi se si ta bëjmë. Pra, mund të lajmëroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes. Si pjesë të këtij Aneksi palët janë zotuar të përmbushin të gjitha Nenet dhe të zbatojnë të gjitha obligimet përkatëse në mirëbesim. Kjo vendosmëri vjen pas negociatave të gjata dhe të vështira. Nuk dua të fsheh këtë. 12 orë duke argumentuar. Më lejoni të përqendrohem në disa prej pikave të veçanta.
Për të zbatuar Nenin 7 të marrëveshjes Kosova është pajtuar që menjëherë të nis, dhe kur them menjëherë them menjëherë, negociatat me Dialogun e Fascilituar nga BE në themelimin e aranzhimeve specifike dhe garancioneve për të siguruar një nivel të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë. Palët gjithashtu u pajtuan për deklaratën rreth Personave të Pagjetur e negocuar në dialogun e BE-së si çështje urgjente. Ne propuuam një aneks më ambicion dhe më të detajuar. Fatkeqësisht palët nuk mundën të pajtohen rreth këtij plani të detajuar. Kjo në njërën anë, mendoj unë, sepse Kosovës i mungoi fleksibiliteti mbi substancën, dhe në anën tjetër sepse në parimet e deklaruara të Serbisë ata kërkuan të mos nënshkruajnë, edhe pse ishin plotësisht gati ta pranojnë”.