Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për energji, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm në dialogun mes dy vendeve.
Borell, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kjo marrëveshje do të jap rezultate konkrete për të gjithë qytetarët, shkruan lajmi.net.
Përfaqësuesi i BE-së ka treguar se ai ka biseduar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Alaksander Vuçiq, për të cilët ka thënë se mezi pret të vazhdojnë të punojnë në hapat e ardhshëm.
“Fola me Alaksander Vuçiqin dhe Albin Kurtin për t’i uruar për arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë sot. Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të japë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë në hapat e ardhshëm”, ka thënë Borell
Spoke to @avucic and @albinkurti to congratulate them on reaching an agreement on the energy roadmap today.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 21, 2022
This is a big & important step forward in the EU-facilitated Dialogue and will deliver concrete results for all citizens. We look forward to continue working on next steps https://t.co/5r2jS0SX8n