Borrelli e Kurti takohen në Paris: Duhet proges urgjent në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në margjina të Samitit të Paqes, që po mbahet në Paris.

Në këtë takim janë diskutuar çështje të ndryshme e ndër to edhe nevoja “urgjente” për avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Takim i mirë me kryeministrin Albin Kurti në margjina të Forumit të Paqes në Paris për të diskutuar bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe progresin urgjentisht të nevojshëm në dialogun Beograd – Prishtinë. Ngritëm diskutimet për integrime evropiane, diskutuam për takimin e radhës të Këshillit për Punë të Jashtme për Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e rëndësishëm bilateral”, ka shkruar Borrelli në Twitter.

Image

Të ngjashme