Borrelli vlerëson Osmanin: E ngriti zërin e popullit në skenën ndërkombëtare

Prishtinë | 27 Gus 2025 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka mbështetur hapur kandidaturën e Bujar Osmanit për kryetar të Çairit.

Videon e ka afishuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ vetë Bujar Osmani, i cili ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Osmanit, “ky është një mesazh që e kalon politikën e ditës, është një thirrje që Evropa dhe Çairi të jenë më pranë njëri-tjetrit, përmes projekteve konkrete, arsimit më të fortë dhe mundësive të reja për qytetarët tanë.”

Në videomesazhin e dërguar, Borrell ka dhënë vlerësime të larta për kandidatin e BDI-së për komunën e Çairit.

Në adresimin e tij drejtuar banorëve të kësaj komune, ish-diplomati evropian ka theksuar se është i kënaqur që ka pasur mundësinë për të bashkëpunuar me Osmanin.

“Është kënaqësi e madhe për mua të flas për një njeri me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë për shumë vite. Si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe si kryesues i OSBE-së, ai tregoi lidership, vizion dhe përkushtim të thellë ndaj dialogut dhe bashkëpunimit”.


Borrell, më tej, ka thënë se Osmani beson në zbatimin e premtimeve evropiane në nivel lokal.

“Përvoja e tij me institucionet evropiane do t’i ndihmojë Çairit të përfitojë nga fondet dhe mundësitë evropiane, për infrastrukturë më të mirë, sistem arsimor më cilësor, më shumë vende pune dhe shërbime më të mira”, ka shtuar ai.

“Përvoja e tij me institucionet evropiane do t’i ndihmojë Çairit të përfitojë nga fondet dhe mundësitë evropiane, për infrastrukturë më të mirë, sistem arsimor më cilësor, më shumë vende pune dhe shërbime më të mira”.

Të ngjashme