Filarmonia e Kosovës ka tri javë që ka mbajtur koncertin e fundit. Për shpenzimet prej 21 mijë eurosh për këtë projekt ka dorëzuar gjithë lëndën në Ministrinë e Kulturës.
Edhe ansambli i kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota” ka 13 mijë e 900 euro borxhe, Instituti Arkeologjik i Kosovës 10 mijë. Sa u përket detyrimeve, prin Baleti Kombëtar i Kosovës. Për shfaqjen “La Corsaire” që është dhënë premierë në fillim të tetorit dhe për projektin e ri që konkretizohet në fillim të dhjetorit, BKK-ja ka detyrime prej 50 mijë eurosh. Sa i përket realizmit të projekteve më së rëndi është goditur Instituti Arkeologjik i Kosovës. Janë ndërprerë edhe projektet kapitale si gërmimet në lokalitetin arkeologjik të Dresnikut e të Ulpianës. Aktualisht IAK-ja ka rreth 10 mijë euro borxh
Probleme me pagesa ka pasur edhe Teatri Kombëtar i Kosovës. Por aktualisht ky institucion nuk ka obligime ndaj bashkëpunëtorëve të projekteve që kanë përfunduar.
Përderisa udhëheqësit institucionalë janë skeptikë sa i përket një zgjidhjeje, Ministria e Kulturës planifikon që nga fillimi i vitit 2019 institucionet të gëzojnë pavarësi financiare nëpërmjet nënkodeve buxhetore