Filarmonia e Kosovës sjell nesër magjinë e muzikës baroke në Prishtinë

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 14:35 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Filarmonia e Kosovës ka mbajtur konferencë shtypi, në lidhje me koncertin e Korit dhe Orkestrës së Filarmonisë, me dirigjent Rafet Rudi dhe dy soliste mysafire nga Franca, i cili do të mbahet të hënën.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari tha se programi që do të mbahet nesër do të jetë i begatë.

“Bëhet fjale për korin e filarmonisë së Kosovës të cilët do të interpretojnë një program të begatë kryesisht nga epoka e Barokut. Në këtë projekt është angazhuar dirigjenti Rafet Rudi. Me ne janë edhe dy soliste nga Franca që janë në rolin kryesorë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Soprano Clemence Garcia e cila do të performoj nesër në koncert, tha se presin që të jetë eksperiencë interesante.

“Jemi falënderuese për ftesën nga filarmonia për të performuar dhe besoj qe do të jetë eksperiencë interesante”, tha ajo.

Në rolin e Altos, Caroline Champy tha se janë për herë të parë në Kosovë dhe po presin me padurim ngjitjen në skenën e nesërme. “Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, është hera e parë që jemi në Kosovë, ne i pamë njerëzit, vendin, muzikën dhe gjithçka është e re. Gjithçka këtu është e re, dhe besojmë qe do ta shijojmë”, tha ajo.

Dirigjenti, Rafet Rudi tha se ky koncert është më i veçantë sepse nuk sjell një muzikë të zakonshme.

“Unë e konsideroj koncertin si një moment të rëndësishëm për faktin se më këtë koncert e kemi marr një detyrë persiper që tërë koncertin ta bëjmë me muzikë barokiene. Sa i përket programit që është përgatitur për këtë koncert duhet të them se kam pas mjaft kujdes që ajo të funksionoj si tersi. Në pjesën e parë paraqitet shkurt një program acapella kurse veprat në vazhdim si ajo e Vivaldit janë poenta e programit. Kjo është muzikë specifike, jo e zakonshme sepse nuk kultivohet tek ne. Më vjen mirë që mysafirët i përkasin mysafirëve që janë të përkushtuar në muzikën barokiene. Jam i bindur qe publiku do ta pëlqej këtë koncert”, tha ai, raporton EO.

Koncerti do të mbahet në kishën katolike “Shën Ndou”, nesër në orën 20:00.

Të ngjashme